Kushtetuta dhe ligjet në Kosovë garantojnë të drejtat themelore të njeriut si dhe mbrojtje shtesë për të drejtat e komuniteteve, përfshi zbatimin e konventave ndërkombëtare.
Por, sfidë mbetet zbatimi i tyre në praktikë, veçanërisht realizimi i të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, duke filluar nga ato me elementare siç është regjistrimi në regjistrat civil, si e drejtë themelore për tu njohur si person para ligjit.
- Reklama -
Disa pjesëtarëve të këtyre komuniteteve, në mungesë të dokumentit identifikues, iu pamundësohet realizimi i shumë të drejtave tjera elementare.
- Reklama -