- Reklama -

Serbia lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, reagon zyrtari policor: Do të vazhdoj me integritet e përkushtim

Zyrtari policor, Dylot Brahimi ka reaguar pas lëshimit të një urdhër-arresti nga Serbia pas incidentit që ndodhi me maturantët në veri të Kosovës.

Përmes një reagimi në Facebook, Brahimi tha se sot më shumë se kurrë ndihet i vendosur të vazhdojë me integritet, përkushtim e nder.

- Reklama -

“Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.

Zyrtari policor shprehur edhe mirënjohje për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët pas situatës të ndodhur në veri të Mitrovicës.

“Të nderuar kolegë, miq, dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur,

Sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie. Është një ndjenjë që buron nga përkrahja e jashtëzakonshme që kam marrë gjatë rrugëtimit tim në shërbim të Policisë së Shtetit. Çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë — të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë”,ka shkruar Brahimi.

Ai shtoi se puna në Policinë e Kosovës nuk është thjesht profesion, por “një thirrje”, dhe se përkrahja që ka marrë është forca që e shtyn të ecë përpara.

“Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi… Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët”, përfundoi ai. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort