Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Prizren, Driton Selmanaj, vizitoi familjet e veprimtarëve të LDK-së, Sali Gashi dhe Asllan Martinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj falënderoi familjet Gashi dhe Martinaj për mikpritjen e tyre. Ai ka shtuar se që të dy veprimtarët, Sali Gashi dhe Asllan Martinaj, ishin rugovista besnik, dhe mbronin me fanatizëm qëllimet fisnike të presidentit historik Ibrahim Rugova që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
“Sot, pata nderin që të jem për vizitë në familjen e veprimtarit dhe njeriut që dha shumë për lirinë e Kosovës, por fatkeqësisht nuk është në mesin tonë, z.Sali Gashi.
Mes bisedash dhe duke kujtuar veprimtarinë e z. Gashi i cili kishte dhënë kontribut të madh në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pata nderin që familjarëve të tij, t’i jap mirënjohje post – mortem, në shenjë respekti dhe vlerësimi për të gjitha veprat e mira të z. Sali Gashi.
Pas vizitës në Familjen Gashi, pata nderin të takohem edhe me familjarët e veprimtarit, z. Asllan Martinaj, e ku mes bisedave të mira pata nderin që t’i jap mirënjohje post – mortem për gjithë kontributin dhe punëve të mira të z. Martinaj.
Z. Asllan Martinaj, ishte personalitet i cili dha shumë për Lidhjen Demokratike të Kosovës duke mos u ndalur asnjëherë që Kosovën ta shihte të lirë.
Që të dy, z. Sali Gashi dhe Asllan Martinaj, ishin rugovista besnik, dhe mbronin me fanatizëm qëllimet fisnike të Presindentit Historik Ibrahim Rugova që Kosova të jetë e lirë dhe e pavarur.
Faleminderit për mikpritjen, Familja Gashi dhe Martinaj!“, ka shkruar Selmanaj./TVPrizreni/