- Reklama -

Së shpejti, vizita në SHBA do të përfshijë “tarifën e integritetit të vizës” prej 250 dollarësh

Shtetet e Bashkuara do t’u kërkojnë vizitorëve të huaj të paguajnë “një tarifë të integritetit të vizës” prej së paku 250 dollarësh, duke e shtuar në listën e kostove aktuale të aplikimit për vizë, sipas një dispozite të projektligjit të politikës së brendshme të aprovuar së fundmi nga administrata e Trumpit, raporton televizioni CNN.

Shuma do t’u kërkohet të gjithë vizitorëve, të cilët aplikojnë për viza joimigruese për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo i përfshin edhe aplikimet për qejf dhe biznes, studentët e huaj dhe vizitorët e tjerë të përkohshëm. Në vitin fiskal të vitit 2024, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar pothuajse 11 milionë viza joimigruese, tregojnë të dhënat e Departamentit të Shtetit.

- Reklama -

Turistëve dhe udhëtarëve për biznes nga vendet që janë pjesë e programit “Visa Waiver”, përfshirë Australinë dhe shumë vende europiane, nuk u kërkohen viza për qëndrim 90-ditor ose më pak.

Pagesat do të kërkohen në momentin e lëshimit të vizave, dhe nuk do të ketë përjashtime. Udhëtarët të cilët përmbushin kushtet për viza mund të kërkojnë t’u rimbursohen shumat pas kryerjes së udhëtimit, thuhet në dispozitë.

Avokati i imigraconit, Steven A. Brown, partner në “Reddy Neumann Brown PC” në Hjuston, në një postim të fundit e ka karakterizuar shumën si “depozitë të rimbursueshme sigurie”. Ai ka thënë se ende është i paqartë mekanizmi për rifinancim të fondit.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare, agjencia që përcakton tarifën e re, ende nuk ka dhënë detaje specifike lidhur me procesin e rimbursimit ose ndonjë aspekt tjetër të zbatimit të politikës.

“Tarifa e integritetit të vizës kërkon koordinim ndër-agjencish para zbatimit”, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një deklaratë për CNN.

“Sa i përket qëllimit të tarifës, është e vështirë të thuhet”, ka thënë Brown në një email për televizionin CNN. “Në përgjithësi, tarifat e imigracionit synojnë mbulimin e shpenzimeve të gjykimit ose lëshimit”, por ai ka vënë në dukje se dispozita e rimbursimit mund të nënkuptojë rimbursimin e të gjitha tarifave të fituara. “Në një botë të përsosur, nuk do të kishte tejkalime të afateve të qëndrimit ose shkelje të vizave”.

Tarifa synon të forcojë zbatimin e ligjeve të imigracionit, të parandalojë qëndrimet përtej afatit të vizës dhe të ndihmojë financimin e sigurisë kufitare.

Sipas ligjit, tarifa fillestare për vitin fiskal 2025 do të jetë 250 dollarë ose një shumë më e madhe që mund të caktohet me rregullore nga sekretari i Sigurisë Kombëtare. Tarifa do të rishikohet çdo vit në bazë të inflacionit. Në rastet kur nuk bëhet rimbursimi, shuma do të derdhet në fondin e përgjithshëm të Thesarit të Shtetit./Kallxo.com/CNN/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort