- Reklama -

SBASHK: Vonesat në formimin e qeverisë po e dëmtojnë procesin arsimor

Vonesat në formimin e qeverisë po e dëmtojnë procesin arsimor, është thënë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Në mbledhje u diskutua për mungesat e teksteve shkollore, ndërsa u tha se situata më e theksuar është te klasat VI-IX. Është thënë se mungesa është për shkak të dallimit të numrit të nxënësve krahasuar me një vit më parë, e po ashtu shumë tekste janë të dëmtuara dhe pothuajse të papërdorshme.

- Reklama -

“Një tjetër pikë e rëndësishme ishte shqetësimi për mosformimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Kosovës. Këshilli Drejtues vlerësoi se vonesat e gjata po dëmtojnë procesin arsimor dhe zgjidhjen e kërkesave të punëtorëve të arsimit”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK ka njoftuar se është rënë dakord që sapo të formohet qeveria e re të fillohet dialogimi për adresim të kërkesave të kahershme të anëtarësisë. Është paralajmëruar edhe për greva të mundshme.

“U ra dakord që sapo të formohet Qeveria, SBASHK-u të nisë dialogun për adresimin e kërkesave të kahershme të anëtarësisë. Nëse nuk do të ketë gatishmëri për dialog dhe rezultate konkrete, SBASHK-u do të nisë veprime sindikale, duke mos përjashtuar as grevën e përgjithshme. Gjithashtu, Këshilli Drejtues mori vendim unanim që udhëheqësit e Shoqatave Sindikale që garojnë në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, të dorëhiqen nga pozitat sindikale ose ndaj tyre të ndërmerret vendimi për shkarkim deri në përfundim të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort