- Reklama -

Rreziku nga Omicron, a do të shtrëngohen masat në Kosovë?

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbrëmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka detektuar 9 raste me variantin Omicron të virusit SARS-COV-2 në Kosovë.

MSH ka njoftuar se 2 raste janë të importuara nga SHBA-të, 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, 1 rast është i importuar nga Franca dhe 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës.

- Reklama -

Mbetet të shihet nëse Qeveria e vendit do të shtrëngojë apo jo masat, pas mbrërritjes së virusit Omicron në vendin tonë.

Njoftimi i plotë:

IKSHPK detekton 9 raste të variantit Omicron të SARS-COV-2

Prishtinë, 26 dhjetor 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021.

Nga këto mostra, nëntë (9) prej tyre kanë rezultuar pozitive në prani të variantit Omicron (B.1.1.529).

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

· 2 raste janë të importuara nga SHBA-të,

· 2 raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar,

· 1 rast është i importuar nga Franca; dhe

· 4 raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Testimi është kryer me RT PCR dhe kit-e shtesë të pranuar përmes OBSh-së.
Pas paraqitjes së variantit Omicron (B.1.1.529) në botë, Evropë, rajon e tashmë edhe në Kosovë, parashikohet që të rëndoj situatën epidemiologjike.

Ky variant, në bazë të të dhënave të deritanishme nga bota, ka një përhapje edhe më të shpejtë se varianti Delta Plus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bëjnë thirrje qytetarëve që ti zbatojnë me përpikëmëri masat në fuqi dhe që të vaksinohen dhe ti inkurajonë tjerët për vaksinim. Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort