- Reklama -

Rohde: Kosova duhet të tregojë seriozitet për detyrimet në dialog, të nisë zbatimin e Asociacionit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili është në ditët e fundit të mandatit të tij, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet e tyre që kanë dalë nga marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut.

Rohde ka thënë se Kosova duhet të tregojë seriozitet për zbatimin e detyrimeve që dalin nga Dialogu, duke përmendur nisjen e zbatimit të Asociaconit të Komunave me Shumicë Serbe.

- Reklama -

“Siç e thashë, është në interes të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare, institucioneve të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve në Kosovë që dialogu të përparojë me shpejtësi dhe që rruga drejt pranimit në BE të hapet. Megjithatë, secila palë në dialog duhet të bëjë pjesën e saj dhe të përmbushë detyrimet e saj. Kosova është kryesisht e detyruar të krijojë një Kuvend dhe të formojë një qeveri të re. Qytetarët e Kosovës kanë pritur për më shumë se gjysmë viti që dikush t’i përfaqësojë ata, dhe vendi po humbet ngadalë gjithnjë e më shumë mbështetje financiare dhe politike sa më gjatë që i mungon përfaqësimi demokratik i qytetarëve të saj. Më lejoni të përsëris, Gjermania dhe BE-ja janë të gatshme dhe të vullnetshme të ndihmojnë, por Kosova së pari duhet të tregojë se e merr seriozisht dialogun dhe detyrimet e saj drejt normalizimit, siç është fillimi i zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Rohde për Kosovo Online.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort