Organizata të shoqërisë civile kanë thënë se kriza institucionale me bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka kaluar kufijtë dhe po e dëmton vendin.
Në një reagim të përbashkët, ato u kanë bërë thirrje udhëheqësve udhëheqësve të partive parlamentare që të marrin përgjegjësinë dhe të veprojnë menjëherë për tejkalimin e krizës politike. Ato kërkojnë tutje që të arrihet marrëveshje politike mes tyre për të tejkaluar bllokadën.
Organizatat kanë shprehur gatishmëri që të kontribuojnë në tejkalimin e krizës, teksa theksuan se çdo vonesë e mëtejme kërkon llogaridhënie publike.
“Kriza institucionale që pasoi zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 ka kaluar çdo kufi të tolerueshëm dhe po dëmton jo vetëm Kuvendin, por edhe funksionimin e gjithë sistemit demokratik dhe institucional të vendit. Qeveria aktuale, të cilës i ka përfunduar mandati, po vazhdon të veprojë pa mbikëqyrje dhe kontroll parlamentar, situatë kjo e papranueshme për një shtet demokratik”, thuhet në reagim.
Tutje kanë thënë se bllokada politike po e vonon dhe rrezikon edhe pranimin e fondeve nga Plani i Rritjes së BE-së.
“Zhvillimet gjeopolitike aktuale kërkojnë përgjegjësi dhe veprime të shpejta nga shtetet demokratike. Mosfuksionalizimi i Kuvendit të Kosovës është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm. Ky stagnim rrezikon që vendet partnere të humbin besimin në aftësinë tonë për të ndërtuar institucione funksionale dhe për të vepruar si një shtet serioz në skenën ndërkombëtare”, thuhet në reagim.
Organizatat mbështetëse të reagimit:
Advocacy Training & Resource Center (ATRC)
Asociacioni i Mediave të Pavaruara Elektronike të Kosovës (AMPEK)
Balkan Green Foundation (BGF)
CEL Kosova
Center for Eduction and Community Development-Friends
CIPOF Childproof
Community Building Mitrovica (CBM)
Community Development Fund (CDF)
Democracy Plus (D+)
Demokraci për zhvillim (D4D)
Dylberizim
Ekovizioni
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar
Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ)
Hyjneshat
Iniciativa për Progres (INPO)
Iniciativa Qytetare Skenderaj
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti GAP
Instituti i Kosovës për Drejtësi (KLI)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED)
Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)
Instituti Sekhmet
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Kosovo Advocacy & Development Centre
K-W4W
Leadership Development Association Europe
Lëvizja FOL
New Social Initiative (NSI)
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë
OJQ “ACCESS”
OJQ “Vision02”
OJQ EC Ma Ndryshe
OJQ Fortesa
OJQ Mundësia
OJQ Politeia
OJQ Zana
OJQ Pishtarët
Organizata Bubble
Organizata ÇOHU!
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
Qendra Kosova për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (KRCT)
Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS)
Qendra Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm – QKZHQ
Qendra për Arsim e Kosovës – KEC
Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike (ACDC)
Qendra për Barazi dhe Drejtësi
Qendra Për Politika dhe Avokim (QPA)
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
QIKA
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)
Rrjeti i OJQ-ve AVONET
Rrjeti Qeliza
SHL – Kosova
Syri i Vizionit
The Foundation House (ish-IPKO Foundation)
YMCA Movement