Dega e PDK-së në Dragash, ka reaguar pas votave me postë, për të cilat thonë se janë të manipuluara.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, dega e PDK-së në Dragash, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të filloj hetimet sa më parë.
- Reklama -
Postim i plotë:
Përderisa në rezultatet preliminare fitoi PDK-ja me 29 vota dallim, duket se te ato me postë ka triumfuar kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini.
Nga 308 vota sa ishin nga Diaspora për këtë komunë, sipas KQZ-së, 244 i takojnë Xheladinit, çka do të thotë se Dragashi nga PDK tani do t’i kalojë LDK-së.
- Reklama -