- Reklama -

Reagon Hoti për gërmimet në Burgun e Dubravës: Lajm është gjetja e trupave, jo gërmimi i një lokacioni

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së raportimit mediatik për gërmimet që po zhvillohen në Burgun e Dubravës, duke e cilësuar trajtimin publik si “të papranueshëm dhe thellësisht shqetësues”.

Sipas Hotit, shqetësimi nuk vjen për shkak të përmbajtjes së lajmeve, por për mënyrën se si po paraqiten ato në publik, duke shkaktuar ankth të panevojshëm te familjarët e personave të zhdukur.

- Reklama -

“Në cilësinë e Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, dua të theksoj me përgjegjësi të plotë se nuk kemi nevojë për glorifikim mediatik, kemi nevojë për rezultate konkrete”, tha Hoti në një deklaratë për media.

Ai theksoi se informimi i parakohshëm dhe titujt bombastikë vetëm sa e rrisin dhimbjen e familjeve që prej vitesh presin me ankth për të mësuar fatin e më të dashurve të tyre.

Duke rikujtuar se Kosova ka ndërmarrë mbi 2,800 gërmime gjatë viteve në kërkim të personave të zhdukur, Hoti theksoi se ky është një proces i ndjeshëm që nuk guxon të kthehet në spektakël mediatik.

“Gërmimi i një lokacioni nuk është lajm, gjetja është”, theksoi ai, duke kërkuar nga mediat që të shmangin publikimet e parakohshme dhe të presin informatat zyrtare nga Komisioni.

Ai po ashtu konfirmoi se lokacioni në Burgun e Dubravës është i dhjeti që po trajtohet këtë vit në kuadër të gërmimeve vlerësuese.

“Vetëm përmes kanaleve zyrtare të Komisionit do të jepen informatat e verifikuara, dhe vetëm ashtu do të ruajmë besimin, seriozitetin dhe dinjitetin e kësaj çështjeje kaq të ndjeshme për shoqërinë tonë”, përfundoi Hoti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort