Rahoveci është shpallur kampion i Kosovës në hendboll për të dytin vit me radhë pasi sonte, më 22.05.2025, e ka mposhtur pas vazhdimeve Kastriotin në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj në praninë e rreth tre mijë tifozëve ferizajas.
Vreshtarët e kanë fituar ndeshjen e dytë 34 me 31 në vazhdime pas barazimit 26 me 26 në kohën e rregullt.
- Reklama -
Rahoveci si vendas e kishte fituar të dielën ndeshjen e parë të serisë finale.


Kastrioti e mposhti muajin e kaluar Rahovecin në finalen e Kupës së Kosovës, që u zhvillua në Ferizaj./Kallxo.com/
- Reklama -