Tre persona të maskuar e të armatosur dyshohen se kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke të premten në Rahovec.
Policia ka bërë të ditur se gjatë ikjes, të dyshuarit kanë goditur veturën e ankuesve dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
- Reklama -
“Fsh. Xërxë, Rahovec 12.09.2025 – 02:15. Raportohet se tre të dyshuar, të maskuar dhe dyshohet të armatosur, kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke dhe gjatë ikjes, kanë goditur veturën e ankuesve meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin policor.
- Reklama -