Ish-ushtruesi i i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, Rafet Ibishi, është suspenduar nga një pozitë tjetër që e mbante në këtë ndërmarrje.
Menaxhmenti i Trepçës e ka justifikuar këtë vendim si masë disiplinore pas sulmit fizik ndaj ushtruesit të tanishëm të detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmanit, si dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiut.
- Reklama -
Përpos Ibishit, janë suspenduar edhe Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Sehfki Rama, Bajram Sadiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari.

- Reklama -
