Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme,
një qytetar nga Prizreni, F.H, e kishte gjetur një shumë të të caktuar të hollave në rrugën “Zahir
Pajaziti”.
Ai , menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të
Prizrenit.
Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur) .
“Lusim pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren,
dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin F H, për
gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura , në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.
- Reklama -
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
