- Reklama -

Qendra për arte, kulturë dhe inovacion në Rahovec do ta mbajë emrin e heroit, Abdullah Bugari

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec do të emërohet me emrin e heroit të kombit, Abdullah Zijajdin Bugari.

Ky vendim është miratuar nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit, pas propozimit të kryetarit të komunës, Smajl Latifi.

- Reklama -

Në një postim publik, kryetari Latifi shprehu mirënjohjen për mbështetjen unanime të Kuvendit dhe vlerësoi këtë vendim si një akt nderimi për një figurë madhore të historisë sonë kombëtare.

“Emri i Abdullah Bugarit do të shndrisë në Qendrën për Arte, Kulturë dhe Inovacion në Rahovec”, tha Latifi.

Ai kujtoi rolin e jashtëzakonshëm të heroit Bugari në luftën për çlirim, duke e përshkruar si një luftëtar të paepur të UÇK-së dhe simbol të përkushtimit për liri.

Latifi rikujtoi përfshirjen e tij personale me Abdullah Bugarin në aktivitetin atdhetar në kuadër të LPRK-së dhe më vonë në LKÇK, duke theksuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm në betejën për çlirimin e Rahovecit, ku edhe ra dëshmor.

Kryetari falënderoi të gjithë anëtarët e Kuvendit, degën e OVL të UÇK-së, veteranët dhe invalidët e luftës për përkrahjen e këtij vendimi. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje të veçantë për familjen e heroit, veçanërisht bashkëshorten Alltënen dhe fëmijët Nuri, Adri dhe Arijeta.

“Emri dhe shëmbëlltyra e dëshmorëve janë motivim i përhershëm në punën tonë. Qëndrimi i tyre stoik dhe me dinjitet na jep forcë dhe vullnet për të vazhduar punën”, theksoi Latifi.

Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion pritet të shndërrohet në një vatër të dijes, krijimtarisë dhe frymëzimit për gjeneratat e reja, duke mbajtur me nder emrin e një prej bijve më të shquar të Rahovecit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort