Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është duke folur para një grupi të vogël të gazetarëve, raporton BBC.
Ai thotë se marrëveshja e paqes e arritur në Minsk sa i përket lindjes së Ukrainës nuk ekziston më. Ai thotë se kjo marrëveshje ishte shkatërruar shumë kohë para se Rusia të merrte vendimin për të njohur rajonet seperatiste të Ukrainës, Donetzkun e Luhanskun.
Putin thotë se më kjo marrëveshje nuk ekziston.
Putini ka thënë se vendimin më të mirë që mund ta marrë Ukraina është të tërhiqet nga ambicia e saj për t’u anëtarësuar në NATO.
Ai po ashtu i ka bërë thirrje Ukrainës të çarmatoset.
“Një Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë është kundër Rusisë dhe e papranueshme”, ka thënë Putin.
Putin po flet pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, disa çaste më herët kishte thënë se vendet si Ukraina kanë të drejtë të kërkojnë anëtarësimin në aleancë.
Para mbylljes së konferencën, Putin ka thënë se bisedimet e Ukrainës për ambicie nukleare kishin synim Moskën. Ai ka thënë se Moska do të ishte në rreze të çdo rakete nukleare ukrainase.
Ai po ashtu ka thënë se dërgimi i trupave në Ukrainë varet nga situata në terren.