- Reklama -

Punëtorët e Lotarisë nuk i ndalin protestat, ndryshimi i Ligjit e marrja e pagave urgjente

Ndryshimi i Ligjit për Lotarinë e Kosovës si dhe mosmarrja e pagave për 60 punëtorë kanë bërë që serish para Qeverisë të ketë protestë, raporton Ekonomia Online.

Punëtorët e Lotarisë po kërkojnë që të drejtat e tyre të kamotshme të plotësohen nga Qeveria.

- Reklama -

Shkumbin Goqi, kryetar i Sindikatës Lotarisë së Kosovës tha se punëtorët janë në gjendje të keqe financiare.

Madje ai ka paralajmëruar edhe hyrjen në grevë nëse nuk marrin përgjigje nga Qeveria e ministria e Financave.

“Sikur edhe çdo protestë tjetër edhe sot kemi dalë mi kërkuar të drejtat tona të cilat po na mohohen gjithmonë. Kemi dalë të kërkojmë pagat, ligji mu proceduar sa më shpejt. Kemi shumë probleme. Punëtorët janë në gjendje të keqe financiare. Edhe sot dhe do të vazhdojmë edhe ditëve të tjera obligimet që ka Qeveria”.

“Jemi 60 punëtorë, është gjendja shumë e keqe financiare e këtyre punëtorëve. Na do të vazhdojmë të mërkurën të premtn3 dhe do të vazhdojmë edhe me grevë. Premtimet që na kanë thanë që ligji është i gatshme të procedohet sa më shpejt dhe ligji për paga. Prej ministrisë askush nuk u përgjigj vetëm një zyrtar. Protestat s’do të ndalet derisa të përmbushen kërkesat tona”.

Luljeta Rexhepi, punëtore e Lotarisë tha se kanë dalë të kërkojnë të drejtat e tyre dhe se nuk do të ndalin deri sa të plotësohen ato.

“Për drejtat tona punën tonë rrogat tona. Qe dy vite e gjysmë pa punë kemi mbetur”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort