- Reklama -

Prokuroria njofton gjykatën se Kurti nuk e përfilli urdhrin gjyqësor

Kryeministri Albin Kurti është paralajmëruar që nga fundviti i kaluar se nëse nuk dëshmon në prokurori, do të gjobitet. Por një javë pasi kryeministri e shpërfilli urdhrin e gjykatës për të dëshmuar në objektin e Prokurorisë Speciale, ende nuk ka ndonjë masë ndaj tij. Zyrtarisht shkëmbimi i vetëm mes dy institucioneve për këtë çështje është një njoftim i prokurorisë drejtuar gjykatës, që i tregon se dëshmitari Albin Kurti nuk është paraqitur për të dëshmuar në përputhje me urdhrin gjyqësor

Të martën janë bërë një javë qëkur kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi lidhur me rastin e rezervës shtetërore, ashtu siç e ka obliguar urdhri gjyqësor.

- Reklama -

Me një shkresë që e ka publikuar edhe zëdhënësi i Qeverisë në Facebook, dhjetorin e vitit të kaluar, kryeministri është njoftuar se do të gjobitej për secilën mosparaqitje.

Por prokuroria s’ka bërë ndonjë kërkesë e as gjykata s’ka nxjerrë ndonjë vendim pas urdhëresës që e detyronte kryeministrin të dëshmonte në prokurori.

Burimet e KOHËS e kanë konfirmuar se Prokuroria ia ka çuar një njoftim gjykatës përmes e-mailit, përmbajtja e të cilit është vetëm një fjali – ku shkruhet se dëshmitari nuk është paraqitur për ta dhënë dëshminë më 4.3.2025, në orën 10:00.

Deri më tani institucionet e drejtësisë nuk kanë sqaruar se si do të vazhdojnë tutje.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë thënë se synojnë të ecin në hapa të sigurt ligjorë, meqë ky është ndër rastet e rralla kur dëshmitari nuk paraqitet para organeve të drejtësisë.

Kryeministri Albin Kurti është njoftuar që nga dhjetori i 2024-s se masa të këtilla mund të merren ndaj tij.

“Në mbështetje të nenit 120 të Kodit nr.08/L-043 të Kodit të Procedurës Penale (KPP), detyroheni që t’i përgjigjeni thirrjes. Në mbështetje të nenit 132 të KPP, mosparaqitja juaj e paarsyeshme, do të jetë shkas që t’ju detyrojmë të paraqiteni dhe mund të dënoheni me gjobë deri në 250 euro (dyqindepesëdhjetë) euro. Nëse edhe pas kësaj gjobe, refuzoni të dëshmoni, atëherë mund të burgoseni. Burgimi zgjat derisa nuk pranoni të dëshmoni apo derisa dëshmia juaj bëhet e panevojshme ose derisa procedura të përfundojë, por jo më shumë se 1 (një muaj)”, thuhet në ftesën e parë për dëshmi, më 10 dhjetor 2024.

Neni 132 paragrafi 1 i Kodit të Procedurës Penale parasheh që gjyqtari i procedurës paraprake sipas detyrës zyrtare apo kërkesës së prokurorit të shtetit mund ta detyrojë dëshmitarin që të paraqitet për të dhënë dëshmi.

E nëse dëshmitari nuk paraqitet, ky kod e parasheh që gjyqtari e dënon dëshmitarin me gjobë deri në 250 euro për çdo mosparaqitje.

E nëse dëshmitari nuk dëshmon edhe pasi të dënohet me gjobë, atëherë mund të burgoset deri në një muaj – burgim që ndërpritet në momentin kur fillon të dëshmojë.

Por një nga rastet e ngjashme si ky që ka ndodhur më herët është ai i refuzimit të dhënie së dëshmisë nga ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, më 2011, i cili nuk dëshmoi në prokurorinë e EULEX-it në një rast për krime lufte.

Në këtë rast pasi Kuçi refuzoi të dëshmojë në rastin Limaj edhe pasi u soll me forcë para prokurorit, gjykata fillimisht e gjobiti, e më pas e ia shqiptoi paraburgimin me maksimum prej një muaji – e që parashihej të ndërpritej në momentin kur fillon të dëshmojë.

Kryeministri Kurti ka kërkuar vazhdimisht që prokurorët t’i shkojnë në zyrë dhe ka thënë se ka precedent për këtë, por gjykata e ka urdhëruar atë që të dëshmojë në prokurori.

Në ekzekutiv nuk kanë dashur të japin përgjigje për këtë çështje.

Kurti është ftuar të dëshmojë lidhur me dyshimet e prokurorisë në rastin e rezervave shtetërore. Prokuroria dyshon se shteti është dëmtuar me rreth 600.000 euro gjatë blerjes së produkteve për rezervën shtetërore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort