- Reklama -

Prokuroria në Prizren ngrit aktakuzë ndaj një mjeku për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit S.Gj., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Sipas aktakuzës, me datë 31.01.2022 në Prizren, në kohë të pavërtetuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar – në cilësinë e mjekut pranë repartit të Gjinekologjisë – Obstetrike të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, nuk i përmbush detyrat zyrtare me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore vetes dhe personit tjetër dhe që t’i shkaktojë dëm pasuror personit tjetër, vepron në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që refuzon ta pranojë kërkesën e pacientes G.B., ta kryejë lindjen me operim pranë Spitalit të Përgjitshëm të Prizrenit, me arsyetimin se pranë Repartit të Gjinekologjisë Obstetrike kishte pasur pacientë të infektuar me Covid-19 dhe i rekomandon të njejtës dhe bashkëshortit të saj, J.B., që lindjen me operim ta kryejnë në njërën prej klinikave private me seli në Prishtinë, në të cilën klinikë i pandehuri edhe është i angazhuar si mjek, pavarësisht se të gjitha kontrollet paraprake mjekësore pacientja në fjalë në vazhdimësi i ka kryer në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, nën kujdesin e të pandehurit si dhe në klinikën private të tij në Prizren, me ç’rast e njejta detyrohet që lindjen ta kryejë pranë klinikës private në Prishtinë, të cilin operim e kryen vetë i pandehuri, duke i shkaktuar kështu dëm material të dëmtuarve G.B., dhe J.B., në shumën prej 1,500.00 € (njëmijë e pesëqind euro). Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, shkruan në njoftimin e Prokurorisë.

- Reklama -

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort