- Reklama -

Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për 30 ditë ndaj babait që vrau vajzën e tij

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj të dyshuarit M.G., shtetas turk, nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Vrasja e rëndë”, “Vrasja e rëndë e ngelur në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 06 maj 2025, rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, ku i dyshuari M.G. me dashje ka privuar nga jeta vajzën e tij 15-vjeçare, duke e goditur me një mjet të mprehtë (thikë) të llojit “Bajonetë”. Pas kësaj, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Ky akt i dhunshëm cilësohet si “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Kosovës.

- Reklama -

Po ashtu, i dyshuari ka tentuar të vrasë vajzën e tij 10-vjeçare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas, ai ka goditur edhe bashkëshorten e tij me po të njëjtën thikë, duke vënë në rrezik jetën e saj. Këto veprime të tij cilësohen si “Vrasje e rëndë e ngelur në tentativë”.

Përveç këtyre veprave penale, M.G. ngarkohet gjithashtu edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi ka qenë në posedim të armës që përdori gjatë këtij akti të dhunshëm.

I dyshuari, M.G., është në ndalim policor për 48 orë nga data 06 maj 2025, ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përballjen e të dyshuarit me drejtësinë.

Prokuroria thekson angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e çdo personi që bie në kundërshtim me ligjin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort