Tre persona janë arrestuar për vrasjet e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit, ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Pejës të shtunën në mbrëmje.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Agim Kurmehaj, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se prokurorja e çështjes ka lëshuar vendimin për ndalim për 48 orë për të arrestuarit.
- Reklama -
Ai ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë s’mund të jepet asnjë detaj tjetër. Është zotuar se pas arrestimit të të dyshuarve, do të vazhdohet me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për ndriçimin e rastit.
Më 26 nëntor, si pasojë e të shtënave në drejtim të një autobusi që shkonte nga Gjakova mbetën të vdekur shoferi dhe dy nxënës.
- Reklama -