Komuna e Prizrenit ka njoftuar se është hapur aplikimi për projektin e renovimit të kulmeve në shtëpitë e dëmtuara nga vjetërsia, projekt ky në të cilin mund të aplikojnë qytetarët e kësaj komune.
Pyetësori i plotësuar dhe dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale prej 27.6.2024. deri më 26.7.2024.
Ky projekt realizohet nga Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ka për qëllim t’i mbështesë familjet në nevojë sociale.