Njesia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren, më datën 15.05.2024, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetin me shpejtësi 98 km/h.
Ktyre të fundit i’u kanë shqiptuar gjoba 500€, 5 pikë negative dhe 12 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
Në rastin tjetër në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 103 km/h, këtij i’u shqiptua gjobë 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.