- Reklama -

Prizren: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave, përfshirë zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të kompanive private, për përfshirje në keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik.

Të akuzuarit Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., dhe B.J. ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa D.N. akuzohet për “Mashtrim në prokurim publik”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Reklama -

Sipas aktakuzës, më 4 gusht 2022, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të komisionit për vlerësimin e ofertave në tenderin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”, kanë rekomanduar lidhjen e kontratës me vlerë 550 mijë euro me grupin e operatorëve ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.T. Sh.P.K.”, përkundër faktit se pesë ofertues të tjerë kishin çmime mesatare dukshëm më të ulëta — rreth 203 mijë euro më pak.

Gjithashtu, sipas Prokurorisë, menaxhimi i kontratës është bërë në mënyrë të papërgjegjshme, ku zyrtarët përgjegjës nuk kanë ndërmarrë veprime për të parandaluar dëmin ndaj Komunës së Prizrenit, i cili vlerësohet në 412,584.87 euro.

Ndërkaq, D.N., përfaqësues i kompanisë “A.T. Sh.P.K.”, akuzohet se ka dorëzuar dokumentacion të rremë dhe ka manipuluar me çmimet gjatë ofertimit për të siguruar kontratën, duke paraqitur çmime spekuluese dhe nën vlerën reale të tregut. Nga 233 pozicione në kontratë, 74 nuk janë realizuar fare, thuhet në aktakuzë.

Prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të gjithë të pandehurit, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort