- Reklama -

Pritet rënie e temperaturave gjatë javës së ardhshme, nga e mërkura parashihen reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të mbetet prezente në Kosovë edhe për gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, mirëpo nga dita e mërkurë, kalimi i një fronte të freskët pritet të sjellë një rënie të dukshme të temperaturave maksimale. Ky fenomen do të ndikojë në kushte më të freskëta dhe një ulje të ndjeshme të temperaturave gjatë ditës

Nga dita e mërkurë, parashikohen reshje shiu, të cilat mund të shoqërohen me stuhi dhe shkarkime rrufesh. Erërat do të jenë të lehta deri të moderuara, me drejtim kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, ndërsa lokale mund të shfaqen erëra të forta në formë stuhish.

- Reklama -

Kjo periudhë do të shoqërohet me një ndjeshmëri të ndryshuar të motit, që do të ndikohet nga faktorë atmosferikë të ndryshëm si kalimi i fronteve dhe aktiviteti elektrik në atmosferë.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu, kryesisht në disa zona të kufizuara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

Ndërkaq të mërkurën pritet mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që mbi vendin tonë të bjerë shi i përcjellë me breshër dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri  16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperëndimit.

Të enjten pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

E të premten parashihet të mbajë mot kryesisht  me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Indeksi UV mbetet i lartë ditën e hënë dhe të martë, pastaj vlerat e saj do të bien.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort