FC Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës në futboll pasi në stadiumin “Fadil Vokrri” mposhti skuadrën e Llapit me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Albin Krasniqi në minutën e 59-të.
- Reklama -
Një minutë më herët, Llapi mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Arbnor Ramadani u ndëshkua dy herë me kartonë të verdhë brenda pak minutash.
Fituesi i Kupës së Kosovës siguron gjithashtu kualifikimin në garat europiane, përkatësisht në kualifikueset e Ligës së Europës.
Drejtësinë në këtë ndeshje e ndau gjyqtari gjerman Robert Schrode./Kallxo.com/
- Reklama -