- Reklama -

Presidentja Osmani viziton Zvicrën, priten masa të veçanta trafiku në Bernë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të qëndrojë në Zvicër më 21 dhe 22 maj 2025 për një vizitë shtetërore në Bernë, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, një ngjarje historike kjo për Kosovën në Zvicër, shkruan Gazeta Sinjali.

Si pasojë e vizitës, autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar masa të veçanta për trafikun në kryeqytet. Në datën 21 maj, rrugët përreth Bundesplatz-it dhe disa aksese të tjera në qendër do të mbyllen nga ora 12:00 deri në orën 22:00. Gjithashtu, disa rrugica do të jenë të mbyllura deri në orën 16:00.

- Reklama -

Më 22 maj, në orët e mëngjesit, do të ketë kufizime të tjera të trafikut në zona kyçe, duke përfshirë Bundesgasse dhe Kochergasse. Automjetet që do të jenë parkuar në vendet e ndaluara do të largohen nga autoritetet.

Qasjet në disa zona, përfshirë Hotel Bellevue dhe garazhin e Kazinosë, do të mbeten të hapura për publikun. Transporti publik do të pësojë ndryshime të përkohshme, për të cilat qytetarët mund të informohen në www.bernmobil.ch.

Kjo vizitë e Presidentes Osmani shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet Kosovë-Zvicër dhe pritet të shoqërohet me pjesëmarrje të gjerë publiku në ceremoninë që do të zhvillohet në sheshin kryesor të Bernës./GazetaSinjali/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort