- Reklama -

Presidentja Osmani reagon pas arrestimit të kameramanit Muji: Do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas lajmeve për arrestimin e kameramanit, Jetmir Muji, i cili sipas njoftimit të AGK-së  ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të presidentes.

Osmani e ka quajtur këtë si “përndjekje të vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” që po u bëhet vajzave të saj të mitura nga media të caktuara.

- Reklama -

Sipas saj, fëmijët e mitur nuk janë subjekt i interesit publik pasi “incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë”.

Osmani tha se do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj “nga këta të ashtuquajtur gazetarë”.

“Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata”- ka shkruar Osmani.

Presidentja në reagim ka theksuar se dy vajzat e saj kanë vijuar mësimet në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë ndërsa ka treguar se pse ato kanë ndërruar shkollën.

“Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë”- ka thënë Osmani.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se kameramani i portalit ‘Paparaci’, Jetmir Muji, aktualisht ndodhet në stacionin policor Qendër në Prishtinë.

Në reagimin e saj, AGK-ja është shprehur e alarmuar dhe shqetësuar me këtë arrestim duke i bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta lirojë menjëherë Mujin.

“Ai ishte duke xhiruar për një raport rreth shkollimit të vajzave të Presidentes Osmani, kur është ndaluar nga mbrojtja e afërt e saj, i është konfiskuar kamera dhe i është kërkuar që të fshijë materialet”- thuhet në njoftimin e AGK.

AGK-ja e konsideron arrestimin të paligjshëm, arbitrar dhe abuzim nga ana e Policisë së Kosovës./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort