- Reklama -

Presidentja Osmani pas takimit konsultativ: Pati disponim minimal, do të rritet me kalimin e kohës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me liderët e katër partive politike: Albin Kurtin (LVV), Memli Krasniqin (PDK), Lumir Abdixhikun (LDK) dhe Ramush Haradinajn (AAK) tha se gjatë takimit pati një disponim minimal, për të cilin shprehet e bindur se do të rritet me kalimin e kohës në takimet e tjera.

“I përgëzoj liderët për qasjen konstruktive gjatë takimit, sado që patën qasje të ndryshme në shumicën dërrmuese të temave. Secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet një zgjidhje përpara, që të konsistuohet Kuvendi sa më parë.

- Reklama -

Ekziston një disponim minimal, që jam e bindur që do të rritet me kalimin e kohës. E, shpresoj shumë që nuk do të jetë shumë i gjatë.” – tha Osmani për media, më 15.05.2025.

E para e vendit, e cila i mblodhi të katër liderët në një tryezë diskutimi, tha se nuk ka qenë takim me mospajtime të thella, por me diskutim konstruktiv.

“Vullnet ka te të gjithë liderët, edhe për të dëgjuar ide të reja.” – shtoi ajo.
Osmani tha se moskonstituimi i Kuvendit mund t’i duket dikujt që dëmton vetëm politikanët e caktuar, megjithatë pasojat kryesore i bart vendi ynë dhe qytetarët tanë pa dallim.

Tutje, ajo u shpreh se në situatën aktuale me mungesën e Kuvendit funksional po rrezikohet parimi kushtetues dhe si rrjedhojë në këtë takim i ka inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstitumin e Kuvendit.

“Ky është vetëm takimi i parë dhe nëse shihet e nevojshme do t’i ftojë krerët e partive edhe individualisht, pastaj edhe në formate të tjera sipas nevojës.” – tha ajo.

Gjithashtu, Osmani përmendi që në takim është diskutuar për hapësirat në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, duke ofruar dy mundësi në rast se nuk arrihet një Marrëveshje politike dhe se duhet të gjejnë rrugë të tjera.

“Mënyra tjetër është që unë si Presidente të shfrytëzojë prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot, ajo që kam shprehur para liderëve është që jam e gatshme, që nëse ka pajtim nga ana e tyre, unë nuk kam problem që ta dërgojë këtë në Gjykatën Kushtetuese. Ata nuk patën ndonjë kundërshtim, por sidoqoftë, ne do presim nëse në vijim do të votojnë ndonjë Marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.” – tha ajo.

Ndërsa, si opsion të parë ajo tha se nëse kjo zvarritet shumë deri në përmasa që edhe më shumë dëmtohet interesi i vendit, opsioni i parë është që vetë deputetët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë që ua jep Neni 113 i Kushtetutës, që deri tani vetëm AAK-ja e ka shfrytëzuar këtë: duke e dërguar në Kushtetuese çështjen e ndërrimit të formës së votimit.

Osmani tha se Kryetarëve iu ka thënë që nëse nuk konstituohet Kuvendi sa më parë do të ketë pasoja të mëdha.

“Çfarë kam përmendur gjatë takimit janë pasojat me të cilat po përballet vendi ynë, si disbursimi i grantit nga Plani i Rritjes, llogariteni diku rreth 900 milionë euro, nëse Kuvendi i Kosovës do ta ratifikonte Marrëveshjen me BE-në. 61.2 milionë euro është disbursimi i parë.” – tha ajo.

Kosova ndodhet në ngërç institucional pas Zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Pavarësisht 16 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se partia që ka dalë e para në Zgjedhje Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Kryeparlamentares.

Ndërsa, partitë që gjatë legjislaturës së kaluar kanë qenë në opozitë nuk po pajtohen për ta votuar të propozuarën e kësaj partie, Albulena Haxhiun./Kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort