- Reklama -

Presidentja Osmani edhe sot pranoi telegrame urimi nga liderë botërorë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, edhe sot ka pranuar telegrame urimi me rastin e 14 vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e telegrameve të urimit, Osmani ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda.

- Reklama -

“Lituania mbështet fuqishëm përpjekjet e Kosovës për integrim evropian. I uroj Kosovës unitet dhe prosperitet!”, thuhet në telegramin e Nauseda.

Në 14 vjetorin e pavarësisë së vendit, telegram urimi erdhi edhe nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

“Duke shfrytëzuar këtë mundësi solemne, më lejoni të shpreh kënaqësinë time për trendin pozitiv të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, si dhe shpresën dhe sigurinë time se në periudhën e ardhshme do të promovojmë dhe pasurojmë bashkëpunimin e vendosur dypalësh dhe rajonal, dhe veçanërisht në procesin e përmbushjes së prioriteteve strategjike të dy vendeve tona dhe anëtarësimit të tyre të plotë në Bashkimin Evropian. Takimi ynë në dhjetor 2021 në Prishtinë konfirmoi angazhime të tilla dhe hapi një vizion për zhvillimin e mëtejshëm të miqësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë ndërmjet vendeve tona”, thuhet në telegramin e presidentit Pendarovski.

Edhe Presidentja e Singaporit, Halimah Yacob, dërgoi telegram urimi, njofton Klankosova.tv.

“Me rastin e gëzuar të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dëshiroj që në emër të popullit të Singaporit, të përcjellë urimet e mia më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për paqen, përparimin dhe lumturinë e vazhdueshme të vendit dhe popullit tuaj. Singapori do të vazhdojë të punojë ngushtë me komunitetin ndërkombëtar për të forcuar reagimin tonë kolektive ndaj sfidave globale”, thuhet në telegramin e presidentes Halimah Yacob.

Në përvjetorin e pavarësisë së vendit, e para e vendit ka pranuar telegram urimi edhe nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF).

“Më lejoni të shfrytëzoj rastin t’ju ritheksoj rëndësinë që i kushtoj anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Frankofoni dhe marrëdhënieve tona institucionale dhe të bashkëpunimit. Në veçanti, shpresoj që këto të mund t’i thellojmë në fushën e mësimdhënies së frëngjishtes përmes përafrimit të bërë me Qendrën Rajonale të OIF në Sofje, CREFECO-n si dhe përmes projektit të trajnimit që drejtojmë së bashku për diplomatët dhe zyrtarët qeveritarë”, thuhet në telegramin e Sekretares së Përgjithshme e Frankofonisë, Louise Mushikiwabo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort