Zyra për informim publik e DRP në Prizren, njofton se gjatë ditës së sotme, kapiten, Hasan Tershani,shef i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren së bashku me stafin kanë mbajtur një takim pune me përfaqësuesit e kompanive që bëjnë pastrimin e rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe me menaxherët e Ministrisë së Infrastrukturës z. Ferid Tafallari, që është përgjegjës për rrugët rajonale Prizren 1 dhe nacionale.Poashtu i pranishëm ishte edhe përfaqesuesi tjetër i MI-së, Bahti Nebiu, përgjegjës për rrugët rajonale Prizren 2 dhe nacionale si dhe përfaqësuesi i KK Prizren, z. Muhamet Bajrami, përgjegjës për mirëmbajtjen e qytetit të Prizrenit.
Në takim është kërkuar nga përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve që të jenë të gatshëm pasi po afrohet koha kur po hymë në sezonin dimëror, në mënyrë që të mos ketë pengesa në qarkullim të mjeteve në infrastrukturën rrugore të nivelit nacional dhe rajonal.
Përfaqësuesit e kompanive përgjegjëse janë shprehur se janë në gatishmëri të plotë për të menaxhuar dhe intervenuar me kohë në pastrimin e rrugëve.
Takimi u vlerësua i dobishëm dhe konstruktiv dhe u dakorduam që së bashku t’i paraprijmë preventivës në sigurinë rrugore.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e rendit publik dhe ligjit duke ngritur bashkëpunimin me prioritet.
Policia e Kosovës duke zbatuar ligjet e aplikueshme synon në krijimin e një ambienti të qetë për të gjithë qytetarët e saj, njofton zyra për informim publik e DRP në Prizren.