- Reklama -

Policia shkatërron mbi 700 armë ilegale

Policia e Kosovës ka organizuar sot ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale, mbi 760 sosh.

Shkatërrimi i armëve u bë në fshatin Prelez përgjatë magjistrales Prishtinë – Ferizaj, transmeton Telegrafi.

- Reklama -

“Bëjmë thirrje që qytetarët të qëndrojnë larg armëve, dhe të vazhdojnë të besojnë në Policinë e Kosovës. Ne kemi Policinë, kemi Ushtrinë, kemi KFOR-in. E ardhmja e njerëzve tanë është e sigurt, nuk ka nevojë të mbahen armët pa leje”, deklaroi Hoxha.

Ai theksoi se që nga viti 1999, janë konfiskuar mijëra armë të cila ishin pa leje.

“Që nga viti 1999 policia ka konfiskuar rreth 36 mijë armë pa leje, dhe numër të madh të municioneve. Që nga viti 2005, ka shkatërruar 15 mijë armë të shkurta dhe të gjata, po ashtu edhe municion. Do të vazhdojmë të punojmë që sa më pak të ketë armë pa leje, dhe të mos përdoren nga qytetarët”, u shpreh ai.

Ndryshe, në këtë aktivitet morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros, si dhe përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada e Gjermanisë, Francës, Suedisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Norvegjisë, përfshirë edhe zyrtarë të lartë institucionalë. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort