- Reklama -

Policia sekuestron dy armë në Prevallë dhe në fshatin Samadraxhë të Suharekës

Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Rajonale e Prizrenit ka bërë të ditur se ka realizuar dy operacione të ndara, në të cilat janë sekuestruar dy armë zjarri-pistoleta.

“Rasti i parë – më datë 25.09.2025, me urdhër kontrolli, lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sektori i hetimeve Stacioni Policor – Prizren ka realizuar bastisje në veturat që ishin në posedim të një të dyshuarit, në fshatin Prevallë në Prizren, si dhe në banesën e tij në Ferizaj. Gjatë kontrollit, nga njësia e krim-teknikës është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe me leje për armë. Arma është sekuestruar pasi dyshohet se është keqpërdorur për kanosje në një rast sulmi të ndodhur më 06.08.2025”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

“Rasti i dytë – më datë 24.09.2025, në fshatin Samadraxhë është raportuar se dy persona të dyshuar kanë ndaluar një qytetar që po drejtonte një kamion të një kompanie. Me kërcënim me armë, viktima është detyruar të zbresë nga kamioni, i cili më pas është marrë nga të dyshuarit, nën pretendimin e një borxhi që kompania pronare e kamionit gjoja kishte ndaj tyre. Policia nga Stacioni Policor – Suharekë ka reaguar menjëherë dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë”, njofton Policia.

Sipas Policisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet penale për veprat: “Vetëgjyqësi”, “Kanosje”, “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armës”.

Të tre të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë në ndalim policor.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort