Policia konfiskon lëndë narkotike në Vlashnje të Prizrenit, arrestohen dy persona e një shtetas i Shqipërisë arratiset

Dy të dyshuar janë arrestuar sot në Prizren, pasi që janë gjetur dhe sekuestruar dy qese me lëndë narkotike, me peshë 11.40 gramë.

Rasti ka ndodhur në Vlashnje.

Nga të dyshuarit policia sekuestroi edhe dy thika, tre telefona, si dhe një motoçikletë.

“Në konsultim me prokurorin janë kontrolluar dy lokacione banimi, pronë e të dyshuarve, si dhe vendi i ngjarjes ku janë arrestuar të dyshuarit, dhe si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 5.34 gramë, një qese najloni ngjyrë e zezë e mbushur me substancë të dyshuar narkotike marihuanë me peshë rreth 1 kg e 148 gramë si dhe një palë syze dielli” thuhet në njoftimin e policisë.

Next Post

Të Fundit

isim değiştirme