Shefi i krimeve të rënda të Policisë së Kosovës, Agron Haziri, ka treguar se gjatë aksionit të sotëm në Brezovicë janë gjetur disa aparatura të prodhimit të kriptovalutave.
Ai, në konferencën e përbashkët për media me kryeprokurorin dhe prokurorin e rastit për këtë aksion, tha se ato më pas janë verifikuar dhe janë sekuestruar.
- Reklama -
“Gjatë kontrollit janë gjetur në një shtëpi aparatura për prodhimin e kriptovalutave, për të cilët pronari nuk ka dhënë asnjë dokumentacion që ato janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të ligjshme, pastaj ne e kemi ftuar doganën që ta bëjë verifikimin dhe më pas i ka sekuestruar ato”.
- Reklama -