Policia e Kosovës i ka demantuar disa mediume nga Serbia se gjoja po përgatit operacion në Veri të Kosovës.
Disa mediume si puna e Kurir-it kishin raportuar se këto janë planet e Policisë së Kosovës, por kjo e fundit i ka mohuar kategorikisht.
“Referuar shkrimeve dhe publikimeve të bëra sot 10/12/2021 nga disa mediume kryesisht serbe, se kinse njësitet speciale të Policisë së Kosovës janë përforcuar në jug të Mitrovicës dhe po përgatitet të hyjnë në veri të Mitrovicës, ju informojmë se informacionet dhe shkrimet e tilla janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit publik”, kanë thënë për Klankosova.tv nga Zyra për Informim.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në baza ditore kryen aktivitete dhe punë rutine policore”.