KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se në fshatin Zhur janë duke vazhduar punimet nga operatori ekonomik për përfundimin e projektit për rehabilitimin e plotë të ujësjellësit në këtë fshat.
“Duke marrë parasysh rritjen e konsumit në ditët e fundit por edhe faktin se furnizimi ende eshte duke vazhduar (pjesërisht) edhe nga rrjeti ekzistues, po paraqiten probleme të furnizimit në disa lagje të fshatit. Menaxhmenti i KRU, sot ishte për vizitë në fshatin Zhur dhe ka dëgjuar shqetësimet e banorëve për situatën e krijuar. KRU do të marrë të gjitha masat e mundshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm për të gjithë konsumatorët. Me qëllim të furnizimit sa më të qendrueshem dhe të drejtë për të gjitha lagjet, jemi të detyruar që të aplikojmë reduktime të përkohshme”, njofton “Hidroregjioni Jugor”.
Sipas këtij njoftimi, nga ora 19:00 deri në ora 11:00 do të aplikohen reduktimet e ujit në këto lagje:
– Lagjia “Omaj”,
– Lagjia “Ademaj” dhe
– Lagjia “Kurtaj.
“Ju rikujtojmë se këto reduktime do të jenë të përkohshme dhe për të gjitha ndryshimet eventuale do të informoheni me kohë”, thuhet në fund të njoftimit.