- Reklama -

Plenkoviq: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ai ka thënë se shteti kroat do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.
“Po punojmë që ta ndihmojmë Kosovën në rrugën evropiane, po ashtu do ta ndihmojë me liberalizimin e vizave. Tashmë e dini që Kroacia është anëtarja më e re në BE, dhe se do t’u ndihmojë sa i përket reformave. Kroacia do ta përkrah dialogun për stabilitet në rajon.

- Reklama -

Po ashtu, ne jemi të interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë”, tha Plenkoviq, gjatë një konference për medie.
Ndërsa, Kurti ka shtuar se e vlerëson shumë mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia në rrugën e saj drejt shtet-ndërtimit.
“Vizita e sotme ri konfirmon afërsinë dhe marrëdhëniet e mira mes dy shteteve tona, pasi kemi të kaluar të përbashkët. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme që Kroacia i jep Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai në fund ka thënë se kanë biseduar për raportet miqësore dhe mënyrat sesi mund t’i intensifikojnë ato. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa vende nga rajoni Prizrenit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

E rëndë: 24 vjeçari dyshohet se qëlloi veten me armën që po e provonte për ta blerë

Sot, më datë 11.05.2025, rreth orës 18:20, në Stacionin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort