Një person është plagosur sot në fshatin Kijevë të Malishevës. Viktima është një i mitur, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një tjetër i mitur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, për Tëvë1.
“Rreth orës 15:45, në fshatin Kijevë të Malishevës, një i mitur është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me dy të mitur të tjerë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe ka sekuestruar një armë zjarri, ndërsa me autorizim të prokurorit po ndërmerren veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Elezaj.
Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.