Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj të akuzuarve në lidhje me vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, avokati Faruk Korenica, ka thënë se dëgjimi i dëshmitares së sotme ka qenë i panevojshëm, pasi sipas tij nuk dha asgjë konkrete për të akuzuarit.
Avokati i të akuzuarit, Nedelko Spasojeviq, para mediave tha se një numër i madh i dëshmitarëve që janë ftuar nuk dinë asgjë për rastin.
“U dëgjua një dëshmitare e cila nuk është dëshmitare e rastit. Ajo kryesisht ka folur për raportet që ka pas me të ndjerin, asnjërin prej të akuzuarin nuk e ka përmend. Shtrohet pyetja për çka ka dëshmuar, dëshmitari duhet te jetë konkret dhe të dëshmojë për veprimet që prokurori i ngarkon të akuzuarit. Kjo nuk ndodhi, ka një numër të dëshmitarëve që nuk dinë për rastin, por njerëz po qëndrojnë në paraburgim”, tha ai.
Ndërsa, avokatja e të akuzuarës Silvana Arsoviq, Jovana Filipoviq, tha se pretendimet e prokurorisë nuk janë të bazuara.
Seanca ndaj të akuzuarve në lidhje me vrasjen e Ivanoviq, pritet të vazhdojë sërish nesër.