- Reklama -

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh, vizitoi komunën e Dragashit

Komunën e Dragashit e vizitoi Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Caroline Ziadeh, e cila ishte e shoqëruar edhe nga përfaqësues nga Zyra e UNMIK-ut në Pejë dhe përfaqësues të shoqatës partnere “Advancing Together”. Ata u pritën nga kryetari i komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, nënkryetarin e komunës nga radhët e komuniteteve, Fejsal Halilović, drejtorin e Shëndetësisë, Behar Brenoli, shefin e Zyrës për Komunitete, Uzair Hamza, si dhe zyrtaren për Barazi Gjinore, Lindita Kozmaqi Piraj.

Në njoftimin e kësaj komune, thuhet se temë qendrore e diskutimit gjatë takimit në zyrën e kryetarit ishte bashkëpunimi i ndërsjellë dhe mbështeja e ofruar nga UNMIK-u, veçanërisht në zbatimin e projekteve, siç janë Papa Testi dhe përmirësimi i shërbimeve dentare në QKMF.

- Reklama -

“Kryetari Xheladini është shprehur mirënjohës dhe ka falënderuar znj.Caroline Ziadeh dhe bashkëpunëtorët tjerë për bashkëpunimin, duke theksuar se mbështetja e tyre ndaj komunës së Dragashit është një tregues i partneritetit të vazhdueshëm. Gjatë takimit, kryetari Xheladini e informoi gjerësisht znj.Caroline Ziadeh lidhur me politikat e komunës së Dragashit për avancimin e të drejtave të komuniteteve, siç janë respektimi i dygjuhësisë dhe ndarja e mjeteve në proporcion me përqindjen e popullsisë. Ai gjithashtu përmendi edhe avancimin e të drejtave gjinore në komunën tonë, duke vënë theksin në zgjedhjen apo emërimin e katër grave në pozita udhëheqëse, si kryesuesja e Kuvendit, drejtoresha e DKRS-së, drejtoresha e çerdhes dhe zëvendësdrejtoresha e QKMF-së. Pastaj, ofrimin e shërbimeve falas për qyetarët tanë, por edhe për qytetarët e Shqipërisë, si dhe ofrimin e shërbimeve dentare për personat me nevoja të veçanta (ndërtimi i ordinancës stomatologjike në katin e parë të QKMF-së)”, shkruan në njoftimin e komunës së Dragashit në Facebook.

Tutje, bëhet e ditur se kryetari Xheladini njoftoi edhe për sigurimin e transportit pa pagesë, tash e dy vite, për të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe shkollës së mesme, i cili ka ndikuar edhe në lehtësimin e barrës financiare për prindërit, parandalimin e ikjes së nxënësve në Prizren, si dhe sigurinë e tyre në komunikacion.

“Në pyetjen e z.Caroline se ku po i merrni mjetet për sigurimin e shërbimeve pa pagesë, kryetari Xheladini u përgjigj se të gjitha mjetet vijnë nga kursimi i tyre nga shpenzimet e panevojshme. Gjithashtu, ai shtoi se për gati katër vite të qeverisjes në komunën tonë nuk ka asnjë aktakuzë të ngritur për ndonjë rast korrupsioni apo keqpërdorimi të detyrës zyrtare; buxheti për investime kapitale është i realizuar në vlerë prej 98%; Raporti i Auditorit çdo vit është i pamodifikuar; si dhe komuna jonë për herë të tretë është përfituese e Grantit të Performancës dhe presim që të jemi fitues edhe në vitin e katërt të qeverisjes”, njofton tutje komuna e Dragashit.

Sipas këtij njoftimi, edhe përfaqësuesit e tjerë komunalë patën rastin që të tregojnë për angazhimin e tyre dhe zbatimin e politikave në fushat përkatëse.

Në anën tjetër, thuhet se përfaqësuesja nga Misioni Kombeve të Bashkuara ka falënderuar për mikpritjen përfaqësuesit e komunës së Dragashit, si dhe ka shprehur interesimin e saj për të thelluar më tutje bashkëpunimin me këtë komunë.

“Kryetari Xheladini ndau edhe disa dhurata dhe mirënjohje në shenjë respekti për bashkëpunimim e shkëlqyer me përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe bashkëpunëtorët tjerë. Pas takimit në Zyrën e Kryetarit, u vizitua edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Dragash, ku u pa nga afër edhe puna e stafit shëndetësor në këtë institucion, me theks të veçantë në kryerjen e shërbimeve dentare dhe atyre të Papa Testit, si pjesë e projektit të përbashkët”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort