Me një ceremoni simbolike të organizuar nga stafi i QMF-së Zhur, është përcjellë sot për në pension dr. Zyber Rizanaj, specialist i mjekësisë familjare.
Përgjegjësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur, Afrim Ademaj e ka falënderuar Dr Zyber Rizanaj për gjithë kontributin e tij shumëvjeçar në shëndetësi, në QMF-në si dhe për bashkëpunimin e treguar ndër vite, duke i dëshiruar shëndet e pensionim të qetë.
Dr. Zyber Rizanaj, ka punuar me vite të tëra si specialist i mjekësisë familjar në QKMF-në e Prizrenit si dhe në QMF-në e Zhurit. Ai, gjatë gjithë përvojës së tij si mjek, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shëndetin e qytetarëve, për të cilen do kujtohet si mjek shumë i respektuar dhe profesionist i vërtetë.
Përpos si mjek familjar, Dr Zyber Rizanaj, për disa vite ka ushtruar edhe pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë në Prizren.