- Reklama -

PDK-ja miraton listën e kandidatëve për zgjedhjet komunale, Hajdari në vend të Lladrovcit për Drenas

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar listën e kandidatëve për kryetarë të komunave.

Ndryshime në këtë listë janë parë në katër komuna, mes tyre edhe në Drenas. Në rast të fitores së partisë nëkëtë komunë, ulësen e Ramiz Lladrovcit do ta zë Petrit Hajdari.

- Reklama -

“PDK miraton listën e kandidatëve për kryetarë të komunave: Ndërron katër kryetarë aktualë Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, si dhe është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për kryetarë të komunave”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga kjo parti.

Ndërsa ndryshimet tjera do të jenë në komunën e Skenderajt, ku në vend të Fadil Nurës do të jetë Sami Lushtaku.

Edhe në Mitrovicë nuk do të garojë Bedri Hamza. Në vend të tij është vendosur Arian Tahiri.

Edhe në komunën e Kacanikut nuk do të garojë Besim Ilazi, por Sabedin Vishi .

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për kontributin e katër kryetarëve aktualë të komunave: Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), të cilët nuk janë kandidatë në këto zgjedhje, por që gjatë mandatit të tyre kanë ofruar një qeverisje efikase për qytetarët dhe një përfaqësim dinjitoz të vlerave të PDK-së”, thuhet tutje në njoftim.

Një ditë para se Kryesia e PDK-së të mblidhej për të miratuar emrat e kandidatëve të rinj, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se pret që anëtarët e Kryesisë të mos jenë të ndikuar nga “keqbërësit”.

“Qytetarët e komunës së Drenasit nuk e meritojnë këtë trajtim, nuk meritojnë qeverisje të bedelëve të vitit 2021 dhe 2025, të cilët tash janë sërish bashkë. Unë nuk zmbrapsem, me qytetarët do t’ua tregoj vendin dhe askush nuk mund të më largojë nga PDK”, ka shkruar ai.

Kandidaturat që janë miratuar nga Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës janë si vijon:

  1. Prishtinë – Uran Ismaili
  2. Ferizaj – Agim Aliu
  3. Prizren – Shaqir Totaj
  4. Mitrovicë – Arian Tahiri
  5. Vushtrri – Ferit Idrizi
  6. Skenderaj – Sami Lushtaku
  7. Drenas – Petrit Hajdari
  8. Kaçanik – Sabedin Vishi
  9. Hani i Elezit – Mehmet Ballazhi
  10. Gjilan – Riad Rashiti
  11. Pejë – Arta Nallbani
  12. Gjakovë – Ervin Shabani
  13. Klinë – Sokol Bashota
  14. Lipjan – Shukri Buja
  15. Shtime – Përparim Ramusa
  16. Dragash – Shaban Shabani
  17. Malishevë – Gëzim Krasniqi
  18. Rahovec – Edon Cana
  19. Suharekë – Dardan Berisha
  20. Podujevë – Isak Shabani
  21. Fushë Kosovë – Rrahim Tërrnava
  22. Kamenicë – Jona Arifi
  23. Viti – Bekim Azizi
  24. Istog – Ali Nimanaj
  25. Deçan – Korab Mushkolaj
  26. Zubin Potok – Izmir Zeqiri
  27. Zveçan – Ilir Peci
  28. Mitrovicë e Veriut – Flutura Hamza
  29. Leposaviq – Shaqir Hetemi
  30. Shtërpcë – Garip Sahiti
  31. Novobërdë – Selatin Nuhiu
- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort