- Reklama -

PDK-ja i kërkon ZRRE-së anulimin e vendimit për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar një kundërshtim administrativ ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për daljen e bizneseve në treg të hapur të energjisë nga data 1 qershor, duke e cilësuar këtë vendim si të paligjshëm.

Në një konferencë për media, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, se ky vendim prek rreth 1,300 biznese dhe mbi 140 mijë punëtorë.

- Reklama -

Sipas një njoftimit të PDK-së, Tahiri ka thënë se vendimi i ZRRES-së përbën një goditje të rëndë ndaj ekonomisë së vendit, siç thuhet, “duke rrezikuar falimentime masive, rritje të papërballueshme të çmimeve dhe një valë të re inflacioni që godet qytetarët dhe konsumatorët”.

Në njoftim thuhet se PDK-ja i ka bërë thirrje ZRRE-së ta pezullojë zbatimin e këtij vendimi. “Në të kundërtën pas 15 ditësh PDK do të procedojë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku do të kërkohet që sa më parë t’i vihet masë e përkohshme zbatimit të tij”, thuhet në njoftim.

“ZRRE ka vepruar pa marrë parasysh reagimet e shoqërisë civile, odave ekonomike dhe organizatave profesionale, dhe pa përmbushur as parakushtet që vetë i kishte përcaktuar për një proces të sigurt dhe të drejtë të liberalizimit të tregut. Ky vendim është marrë në mungesë të një analize të konkurrencës, si dhe pa konsultim me institucionet përgjegjëse, si Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Zyra e Ndihmës Shtetërore. Siç ka vërejtur qartë edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, ky vendim cenon interesat legjitime të një komuniteti të gjerë ekonomik, duke krijuar kushte për një krizë të re sociale në vendin tonë”, citohet të ketë thënë Tahiri.

Një pjesë e hyrjeve kryesore për në Prishtinë janë bllokuar të enjten për dy orë si pjesë e protestës së përfaqësuesve të bizneseve kundër vendimit që i obligon një numër syresh që të dalin në treg të hapur për furnizim me energji.

Përfaqësues të bizneseve kanë ftuar ZRRE-në të reflektojë për kërkesën për shtyrjen e vendimit teksa në të kundërtën kanë paralajmëruar për radikalizim të veprimeve.

Protesta dyorëshe ishte thirrur nga Oda Ekonomike (EOK) në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të ZRRE-së, që do të hyjë në fuqi më 1 qershor dhe që parasheh që bizneset me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro të dalin në treg të hapur të energjisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort