KRU Hidroregjioni Jugor përmes faqes zyrtare në facebook, ka njoftuar se pas reshjeve të shumta dhe situatës emergjente, në Dragash, cilësia e ujit të pijshëm është kthyer në normalitet.
Pas një pune intensive dhe përpjekjeve të shumta deri në orët e mëngjesit nga ekipet e KRU Hidroregjionit Jugor uji ka qenë i sigurtë për konsumim.
“Ju falënddrojmë për durimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë kësaj periudhe emergjente. Një falënderim i veçantë shkon për puntorët tanë për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhshme”, thuhet në njoftimin nga KRU Hidroregjioni Jugor.