- Reklama -

Paralajmërohet edhe shtrenjtimi i ujit të pijes dhe shërbimeve të mbeturinave

Çmimet e ujit të pijes mund të rriten ditën në vazhdim, edhe pse ende nuk është marrë vendim, ka thënë kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Ai ka treguar se në rast se mund të ketë ndonjë rritje eventuale të çmimit të ujit kostoja mund të shkoj prej 1 ose 2 cent.

- Reklama -

Xhafa pohoi se qëllim kanë që të ngritet çmimi në mënyrë simbolike pa rënduar jetesën e qytetarëve.

“Mund të ketë potencialisht një ngritje prej 1 cent ose 2 cent por që në total në faturën ose në xhepin e konsumatorit maksimumi që mund të reflektoj në 10-15 cent e që është ekstrem e vogël por ende nuk mund ta konfirmojmë këtë pasi tendenca jonë është që ta ngrisim çmimin simbolikisht dhe për të rënduar jetesën e qytetarëve, por për të mbuluar pjesën e shpenzimeve që kemi si kompani”.

Xhafa theksoi poashtu se pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga Autoriteti Rregullator për Ujëra.

“Realisht pjesa e tarifave për pagesa të ujit caktohen nga autoriteti rregullator për ujëra, dhe ne nuk është se caktojmë tarifa dhe krejt çfarë bëjmë ne është se dërgojmë shpenzimet e të cilave bëjmë aplikimin tarifor dhe ky është vit i tarifave sepse tarifat nga autoriteti rregullator caktohet çdo tri vite dhe këtë vit jemi ende jemi në procedurë. Autoriteti po trajton jo vetëm për ujësjellësin rajonal të Prishtinës, por për të gjithë ujësjellësit në Kosovë”.

Të njëjtën e thonë edhe Kompania Rajonale “Pastrimi”. Arbnora Ademi zëdhënëse e kësaj kompanie në një prononcim për Ekonomia Online, ka bërë të ditur se fatura e tanishme është solide dhe e kapshmë për qytetarët dhe që për një ngritje eventuale është në diskutim e sipër.

“Sigurisht që krahasuar me faturat e institucioneve tjera apo borxheve publike që ne si qytetarë kemi obligim ndaj shtetit tonë të paguajmë, fatura e mbeturinave është mjaftë solide dhe e kapshme për të gjithë qytetarët. Ndërsa sa i përket rritjes së faturës së mbeturinave është në diskutim e sipër edhe pse një gjë e tillë nuk vendoset nga kompania regjionale e mbeturinave”.

“Sigurisht që kjo do duhej të diskutohej përmes kuvendit të komisionit të aksionarëve të komunave përkatëse ku kompania e pastrimit kryen shërbim dhe pastaj të aprovohet një ndryshim i tillë, në mënyrë që të krijohet një rregullore e cila do aplikohet nga kompanitë dhe njësitë tona”.

Ajo shtoi se nëse ndodh një gjë e tillë, kjo do ishte në interes të kompanisë së tyre, pasi funksionojnë përmes forcave vetanake.

“Sigurisht që nëse një gjë e tillë ndodh do të ishte në interes të kompanisë tonë, duke e ditur që ne si ndërmarrje funksionojmë me vetfinancim, që nënkupton se të gjitha faturat që ne inkasojmë përmes forcave dhe kapaciteteve vetanake”.

Nga muaji shtator i këtij viti tregjet botërore dhe njëkohësisht edhe Kosova po ballafaqohet me rritje të çmimeve të produkteve ushqimore. Sipas Agjencisë së Statistikave veç muajin që shkojnë çmimet janë ngritur për 4.9%.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin...

BBC raporton se çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet...

SHBA-ja dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për tarifat

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një...

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë...

Rritja historike e çmimit të arit – si po e dëmton dollarin amerikan?

Një çmim historik për asetin më të vjetër të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort