Në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës padyshim se organizimi më i dashur nga qytetarët është parakalimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe zyrtarë policorë të vendit.
Edhe sot në 14 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të Kosovës në sheshet kryesore të Prishtinës u mblodhën shumë qytetarë.
Para tyre parakaluan ushtarë e policë të shtetit, shkruan lajmi.net.
Parakalimi i tyre si çdoherë tjetër u organizua në mënyrë të përpiktë.
Në ditën e sotme pati organizime të shumta nga institucionet e vendit, të cilat do të zhvillohen edhe gjatë ditës.
Pamje nga parakalimi i FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës.
Gjeneral Enver Cikashi ka raportuar para presidentes së vendit, Vjosa Osmani për parakalimin e trupave të ushtrisë së Kosovës.