- Reklama -

Osmani: Vuçiqi po i tregon botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së fundit.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë se Vuçiqi po tregon se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit.

- Reklama -

“Thirrjet e pamatura të Vuçiqit për luftë janë një jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit. Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhshëm amerikanë dhe evropianë për të hapur rrugën drejt paqes së qëndrueshme, Vuçiqi po i tregon botës se nuk ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend që të kthejë faqen, Vuçiqi dhe regjimi i tij po flirtojnë përsëri me të njëjtat fantazi shkatërruese që dikur shkatërruan jetë të pafajshme të panumërta. E kemi parë këtë edhe më parë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka ngritur një paralele mes Vuçiqit dhe kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

“Në vitet ’90, Sllobodan Millosheviq zgjodhi luftën gjenocidale si instrumentin e tij të fundit të dëshpëruar të pushtetit. Ai lëshoi dhunë çnjerëzore në Kroaci, në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në fund në Kosovë – të gjitha të dokumentuara me kujdes që bota t’i shihte. Përmes makinës së tij të propagandës, me Vuçiqin si shefin e tij të propagandës, ai ndezi urrejtje që çoi në vrasje sistematike, varre masive, shkatërrime dhe izolim më të thellë të Serbisë. Pushteti i tij përfundoi në turp: i rrëzuar nga populli, i gjykuar si kriminel lufte dhe i kujtuar si njeriu që çoi kombin e tij në rrënim dhe si kasap i Ballkanit. Tash, Vuçiq duket se beson se mund të ringjallë të njëjtën formulë helmuese: nxitjen e konfliktit, bixhozin me jetë, dhe bastin se gjakderdhja do ta ruajë sundimin e tij. Por, historia është e qartë dhe e pamëshirshme: Millosheviq dështoi – kështu do t’i ndodhë edhe Vuçiqit”, shkroi Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova ka zgjedhur paqen dhe se do ta mbrojë atë me çdo kusht.

“Lufta nuk është një mjet lidershipi. Është streha e fundit e udhëheqësve që kanë humbur legjitimitetin, që nuk mund të frymëzojnë me vizion dhe nuk shohin rrugën para përveçse përmes shkatërrimit. Në anën tjetër, Kosova ka zgjedhur paqen. Paqen, të cilën ne do ta mbrojmë me çdo kusht”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën asaj./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort