Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin kryesor në emër të Republikës së Kosovës, në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, Japoni.
Në fjalimin e saj, Kosova është një demokraci që shikon drejt të ardhmes, e udhëhequr nga sundimi i ligjit, me një brez të ri vizionar dhe e përkushtuar thellësisht ndaj vlerave euro-atlantike.
- Reklama -
Duke folur për raportet e shkëlqyera me Japoninë, Osmani u shpreh se mbështetja e vazhdueshme e Japonisë për popullin tonë, sidomos pas luftës dhe gjatë fazave të ndryshme të rindërtimit, nuk do të harrohet kurrë.
- Reklama -