Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se në Ditën e Pavarësisë dëshiron që t’i kujtojë ata që e humbën jetën për liri.
“Sot në Ditën e Pavarësisë dua të kujtoj ata që luftuan kaq shumë për të arritur lirinë që kemi sot, por gjithashtu të mendoj për potencialin e madh që pritet përpara”, ka shkruar Osmani.“Ne kemi bërë përparime të mëdha dhe jam e ngazëllyer për të ardhmen që na pret për një Kosovë më të fortë dhe më të bashkuar”, shtoi tutje ajo në një postim në Twitter.
- Reklama -